Greqia në flakë, qindra protestues bomba molotovi drejt policisë

Bota

Kanë kaluar 10 vite nga vrasja e 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos nga policia greke, gjatë protestave.

Ky përvjetor ka nxjerrë sërish në rrugë qindra qytetarë të cilët janë përplasur me policinë, ndërsa qendra e këtyre protestave është në Athinë dhe Selanik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediet greke bëjnë me dije se në protestë i është vënë flaka një makine, ndërsa po hidhen bomba molotov në drejtim të policisë.

Mësohet se anarkistë të maskuar janë bërë gati për sulm godina universitare, ku kërcënojnë me bomba molotov kundër policisë, ndërsa kjo e fundit ka larguar nga kjo zonë kalimtarët si dhe gazetarët.

Kujtojmë se Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

ME TE LEXUARAT