Gjirokastra skuqet nga flamuri kuqezi: Shqipëri oj nana ime!

Kliko per me shume info

Qindra anëtarë të Aleancës janë nisur sot në drejtim të Gjirokastrës për të marshuar drejt konsullatës greke, për të kërkuar llogari për 7 shqiptarët e vrarë vetëm në dy muajt e fundit në shtetin helen.

“Sot ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, shprehet një prej pjesëmarrësve në protestë.

Kliko per me shume info

Rikujtojmë se sot në Bularat kanë mbërritur mjaft shtetas grekë në nderim të Konstantinois Katsifas, i vrarë në 31 Tetor nga forcat RENEA.

Për të shmangur çdo agravim të situatës sot në Gjirokastër janë të pranishëm qindra efektivë të antiterrorit dhe të FNSH-së.

Ceremonia për Kaçifas në Bularat:

Nëna e ekstremistit që qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare ka dalë në qendër të Bularatit duke hedhur akuza dhe kërcënime ndaj Shqipërisë.

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Psë ma vrau djalin?

Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im,”- tha Vasilia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.