Fuga: Nuk mjafton vetëm dialogu Rama-studentë

Aktualitet

Akademiku dhe profesori, Artan Fuga në një lidhje “Skype” nga Franca për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News 24”, ka komentuar protestën e studentëve, e cila vazhdon tashmë prej 11 ditësh.

Fuga është shprehur se protesta e studentëve sa edhe heshtja e qeverisë përballe tyre është shqetësuese, ndërsa ka theksuar se nuk mjafton vetëm dialogu mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve.

Akademiku ka propozuar një Kuvend ku të marrin pjesë shumë aktorë për kanë vendimmarrje në arsim.

Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk mjafton vetëm një dialog Rama-student, unë propozoj një kuvend ku të marrin pjesë shumë aktorë për kanë vendimmarrje në arsim, që të shfrytëzohet për të gjetur shumë problematika.

ME TE LEXUARAT