Flet nëna e grekes: E hëngrën si qentë dhe pastaj e hodhën në det

Aktualitet

“E hëngrën si qentë dhe pastaj e hodhën si qese plehrash. E torturuan, kam zemërim në shpirtin tim.

Dua të dali e vërteta. Ishte një vajzë me qëllime, kishte ëndrra, ëndrra për jetën dhe ata dy monstra janë prenë ëndrrat në mes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çuan drejt vdekjes këtë vajzë? Nuk kanë turp? E gjithë shoqëria i refuzon."

Nëna e studentes greke Eleni Tofaloudis, duke folur për mediat e Athinës, thotë se vajza e saj u vra në mënyrë barbare.

Studentja 21-vjeçare u gjet e vdekur në shkëmbinj më 28 Nëntor. Dy autorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë greku Manolis Koukouras 21 vjeç dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç, të cilët ndodhen në burg.

Dy të rinjtë kanë qenë së bashku me Elenin në një shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit në ishullin Rodos në Greqi. 21-vjeçarja u qëllua me hekur në kokë barbarisht, aq sa i ishte këputur veshi i majtë. Më pas trupi i studentes u hodh në det. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT