Festivali i Këngës në RTSH risjell në Shqipëri këngëtarin e famshëm?!

Showbiz

Ermal Meta do të rikthehet sërish në Shqipëri! Fituesi i Sanremos do të jetë i ftuari special i edicionit të 57-të të Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, ku pritet të performojë disa nga këngët e tij më të suksesshme. Të tjerë artistë shqiptarë, do të ngjiten në skenë si të ftuar nga organizatorët e festivalit, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.

Ndërsa më herët, u mësua se aktori Viktor Zhusti si dhe aktorja kanadeze me origjinë shqiptare, Ana Golja do të jenë prezantuesit përgjatë tre netëve të festivali.

Edicioni i 57- të i Festivalit të Këngës do të mbahet më 20, 21 dhe 22 dhjetor 2018 në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarët e përzgjedhur për netët finale janë Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

ME TE LEXUARAT