Erdhën në Shqipëri për të nderuar Kaçifas, policia shqiptare ndalon deputetin grek

Kliko per me shume info

Ditën e sotme në Bularat po zhvillohet një ceremoni për 40-ditëshin e vdekjes së Kaçifas.

Policia shqiptare që në orët e para të mëngjesit ka ushtruar kontrolle të rrepta mbi shtetasit grekë të cilët kanë tentuar të futen në Shqipëri. Në vetëm pak orë, në doganë policia greke ka kthyer në Greqi 200 shtetas të padëshiruar për shtetin shqiptar.

Kliko per me shume info

Por nuk mbaron me kaq. Policia shqiptare bën me dije se një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie.

Kjo pasi polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë.

Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia arreston në flagrancë një grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky person duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. /Lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.