E shtyn me forcë nga ura, shakaja mes shoqeve përfundon në tragjedi

Kliko per me shume info

  Një shaka mes shokësh për pak ka përfunduar në tragjedi. Kjo pasi shoqja e një vajze adoleshente e ka hedhur atë me forcë pas shumë insistimesh për t’u hedhur.

 “Jo, unë nuk do të hyj”, dëgjohet Jordan duke u thënë miqve të saj ndërsa ata i bëjnë presion të hidhet.

Kliko per me shume info

Ajo i thotë shokëve të saj ‘jo’ për herë të dytë, por grupi ende insiston.

Më pas befas, njëri thotë ‘Gati?’ dhe një shoqe e 16-vjeçares shihet duke shtyrë Jordanin.

Adoleshentja ra 18 metra në ujë, duke u zhytur me një zhurmë të tmerrshme, ndërsa miqtë e saj u shokuan.

Genelle Holgerson, nëna e Jordan, tha se e bija pësoi pesë brinjë të plasaritura dhe lëndime të brendshme pasi u shty nga ura.

Jordan pësoi gjithashtu një ezofag të lënduar, një trake të plagosur, flluska ajri në gjoks dhe një mushkëri të shpuar.

“Ajo është me fat që nuk është e paralizuar apo e vdekur,” tha Holgerson. /Lajmifundit.al

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.