E rriti të vetme, mbesa rrëqeth me mesazhin prekës për gjyshen e sëmurë rëndë

Kliko per me shume info

Në rubrikën e emisionit “Ka një mesazh për ty” ishin dëshmitarë të dashurisë së pafundme të mbesës për gjyshen. Rediola tregoi se ishte rritur nga gjyshja që kur ishte 5 vjeç, pasi prindërit nuk kishin mundësi ekonomike.

“Kam jetuar 8 vite me gjyshërit, deri në vitin 2007. Kur kam jetuar tek gjyshërit kam studiuar në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa”, Fier. Gjyshi ishte roje shkolle dhe ishte ai që më merrte dhe më çonte në shkollë, ndërsa gjyshja kujdesej për mua.

Kliko per me shume info

Ka qenë si periudhë revolte, rebelimi se përsë unë jetoja aty, ndërkohë që të gjitha shoqet e mija jetonin me prindërit. Mendoja se prindërit më kishin braktisur aty dhe unë ndihesha keq, edhe pse jetoja shumë mirë.” – tregoi Radiola.

Por për fat të keq, gjyshja u diagnostifikua me kancer dhe dalëngadalë iku edhe dëshira e saj për jetuar.

“Në vitin 2008 nëna u diagnostifikua me kancer në mitër. Unë kam qenë në klasën e 7-8 dhe në atë periudhë nuk e kam përjetuar shumë, pasi nëna jetonte në Tiranë, unë jetoja në Fier. Ajo bëri një kimioterapi shumë të fortë, i ranë flokët.

Por përtej këtyre, ajo i jepte forcë vetes dhe ja doli. Pas 10 vitesh ju rikthye një sëmundje e ngjashme me të parën. Këtë verë ajo u diagnostikua me kancer në gji. Ndryshe nga sëmundja e parë unë këtë herë kam qenë më afër nënës.

E kam shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë i kam qëndruar shumë afër. Pas operacionit nëna nis kimioterapinë e dytë. Ajo është shumë e dëshpëruar, e rraskapitur, pasi i duhet çdo tre javë të bëjë kimioterapi, shoh dhe një mosdëshirë për të mos e marrë veten.”- tregoi mbesa.

Mirëpo, kur mbërriti në studio, nënë Hurmja kishte një mesazh për mbesën e saj. Gjyshja dëshironte që ta shihte mbesën të plotësuar dhe të kishte shumë shpejt një mashkull në krah.

“ Këtë e kam pasur pikë të dobët, ka qenë fëmija i parë i vajzës dhe dashuria ka qenë më e madhe për këtë vajzë, e kam mbajtur, e kam rritur. Unë kërkoj që ajo të vazhdojë këtë rrugë që ka nisur dhe i them që të gjejë shokun e jetës, ja kërkoj unë si gjyshe. Sa të jem unë mirë ta shoh me dikë.” – tha gjyshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.