E quajti larvë, Muka i përgjigjet njësoj Ramës: Nxirr diplomën!

Aktualitet

Taulant Muka, ish-zëvendësministri i arsimit i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti një larvë politike.

“Ai mund të jetë i mirë si shkenctarë, por është një larvë politike”, u shpreh Rama

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Muka thotë se kërkesa e vetme që ka pasur ndaj Ramës ka qenë që të nxjerrë diplomën e tij të shkollës.

“Nxirr diplomen ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta!

Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyre ju bindem!”, shkruan Muka. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT