E FUNDIT/ Marrëveshje me Serbinë? Trump i shkruan Thaçit

Kosovë&Rajon

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre, u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që të kenë unitet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Letrën e ka publikuar Thaçi në Facebook. Në të thuhet se kjo marrëveshje është një mundësi për Kosovën dhe humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”, i shkruan Trump Thaçit. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT