Dimri ulet këmbëkryq në Shqipëri, temperaturat bien ndjeshëm

Aktualitet

Si pasojë e ardhjes së masave ajrore më të ftohta, i gjithë territori i Shqipërisë do të kushtëzohet nga mot i qëndrueshëm.

Gjatë kësaj të mërkure kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke luhatur vleratekstremale ditore nga -5 °C në zonat malore deri në 15 °C mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT