Digjet banesa në Tiranë, i moshuari shpëtohet nga fqinji

Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë të vjetër mes disa pallateve në rrugën ‘Margarita Tutulani’.

Në banesë jetonte një i moshuar, i cili fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT