Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të SHBA Delaware

Aktualitet

Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së lKjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998

Image

Letra e depozituar në QKB nga kompania

Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar.

Ne kontaktuam Departamentin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticitetin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri, kompania offshore. Përgjigja që morëm prej tyre ishte shokuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja cila është ajo

“Pas konsultimit me Departamentin e Korportave të Delaware, unë mund t’ju deklaroj se dokumentat që ju na keni dërguar, nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaware.

Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware të cilit i referoheni (Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument.

Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentet të cilat na keni dërguar.

Gjithashtu, dokumentet që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre.

Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentet që ju keni dërguar.

Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacion lidhur me burimin e këtij informacioni mashtrues. Faleminderit për kërkesën tuaj.

Sinqerisht,

Doug Denison

Drejtor i Marrëdhënieve me Komunitetin

Departamenti i Shtetit të Delaware

Njëkohësisht emisioni “Të Paekspozuarit”, i dërgoi Departamentit të Shtetit të Delaware, aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998.

Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar.

ME TE LEXUARAT