Dëbora pushton Kukësin, policia zbulon akset më problematike

Aktualitet

Prej orës 14:00 të mesditës së sotme, i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës me intensitet të lartë.

Lartësia e saj në qytetin Kukësit është 15 cm, në Krumë 12 cm ndërsa në Bajram Curri 30 cm. Valbone 45 cm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe për shkak të temperaturave nën zero problemet e para janë shfaqur në qarkullimin e mjeteve.

Sipas informacionet e fundit nga Kryepleq të fshatrave të ndryshëm të qarkut të Kukësit këto janë akset problematike...

Kukës – Ura Topojanit e hapur vende-vende me vështirësi

Ura Topojanit – Shishtavec e bllokuar

Ura Topojanit – Novosej e bllokuar

Ura Topojanit – Kollovoz e bllokuar

Ura Topojanit- Shtreze e bllokuar

Ura Topojanit – Cernaleve e bllokuar

Ura Topojanit – Oreshke e bllokuar

Ura Topojanit- Brekij e bllokuar

Ura Topojanit – Turaj e Bllokuar

Ura e Topojanit  – Nimçe e bllokuar

Ura Topojanit – Topojan e bllokuar

Fush-Dugagjin – Surroj e bllokuar

Kukes – Bushtrice e hapur ,vende vende me vështirësi

Kukes – Diber me vështirësi dhe zinxhire

Kukes – Has e hapur

Has – Bajram Curr me vështirësi dhe Zinxhire

Rreshen – Morine ( rruga e Kombit) e hapur po punohet me 14 borpastruese dhe 40 punonjës ne gatishmëri .

Policia Rrugore këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve, të kenë goma dimërore dhe zinxhirë. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT