Dëbor e acar në rrugë, policia ka një apel të rëndësishëm për shoferët

Aktualitet

[caption id="attachment_882969" align="alignleft" width="401"] epa04478423 A view of the snow-covered landscape in Sargans, eastern Switzerland, 06 November 2014. EPA/GIAN EHRENZELLER[/caption]

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm në kushtet e borës dhe akullit në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jini të kujdesshëm - njofton sot Policia. - Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besoj se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur.

Ndërroni gomat nga verore në dimërore.

Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj.

Evitoni manovrat e ashpra - “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

Në disheza, përdorni frenimin/motor.

Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.

Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve. Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj.  /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT