Bordi i universitetit vetëshpërblehet: “350 mijë lekë në muaj për një orë mbledhje”

Aktualitet

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Ervin Goci, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, solli shembullin e Bordit të Administrimit të Universitetit të Elbasanit, i cili është mbledhur vetëm 7 herë gjatë të gjithë vitit 2018 dhe i ka caktuar vetes një shpërblim prej 350 mijë lekësh në muaj.

Pedagogu tha se edhe kur mblidhet, mbledhja e bordit nuk zgjat më shumë se një orë.

“Po të marr vetëm rastin e bordeve të universiteteve. Bordi i Administrimit të Universitetit të Elbasanit është mbledhur vetëm 7 herë gjatë të vitit 2018. Anëtarët e këtij bordi i kanë caktuar vetes një shpërblim mujor prej 35 mijë lekësh. 350 mijë lekë të vjetra shpërblim. Për një orë. Përveç rrogës.”

ME TE LEXUARAT