Bora Zemani bën dedikimin plot dashuri për “shokun e ngushtë”
Moderatorja Bora Zemani ka sot një arsye të madhe për të festuar.
Djali i saj Arbori feston 4-vjetorin dhe mami Bora ka bërë një dedikim plot dashuri për vogëlushin.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me rroba festive bashkë me Arborin, ndërsa shkruan se ai është dhurata më e bukur që mund t’i jepte Zoti.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Fiks para katër vitesh erdhe në botën time! 12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot më fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all! #blessed”
Moderatorja Bora Zemani dhe babai i Arborit, DJ Vin Veli i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë vitin e kaluar.
Pak muaj më parë Bora u shpreh se djali i saj është arsyeja përse Vin Veli është gabimi më i bukur i jetës dhe do të vepronte njësoj sikur të kishte 1 mijë jetë të tjera.