Bob Dole ngrihet nga karrigia me rrota para arkivolit të Bush

Kliko per me shume info

Personalitetet e rëndësishme, më të lartat amerikane, përfshirë edhe presidentin Donald Trump, kanë nderuar ish-presidentin amerikan George H.W. Bush i cili u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Ndër ta ishye dhe ish-senatori amerikan Bob Dolei i cili ka nderuar ish-presidentin Bush. 95-vjeçari është ngritur nga karrigia me rrota i ndihmuar dhe ka qëndruar përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore.
Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.Ë. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat. Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune. Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Kliko per me shume info

Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali. Kurse Bush është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Former Sen. Dole stands and salutes the casket of President Bush

In a very emotional scene, former Senator Bob Dole was helped out of his wheelchair and saluted the casket of President George H.W. Bush in the Capitol Rotunda https://cnn.it/2RwfICw

Gepostet von CNN am Dienstag, 4. Dezember 2018

Xhorxh H.W. Bush udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në mesin e një periudhe të turbullt për sa u përket marrëdhënieve globale, përfshi edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe pushtimin e Kuvajtit nga Iraku.

George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës president nën presidencën e Ronald Reagan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.