Bllokohet Dibra, reshjet e dendura të dëborës sjellin problemet e para

Aktualitet

[caption id="attachment_882969" align="alignleft" width="401"] epa04478423 A view of the snow-covered landscape in Sargans, eastern Switzerland, 06 November 2014. EPA/GIAN EHRENZELLER[/caption]

Reshje të dendura bore kanë rënë pasditen e sotme në gjithë territorin e Dibrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trashësia e borës në qytet ka shkuar afro 8 cm, kurse në lartësi  deri në 15 cm.

Nuk raportohen situata të vështira në qarkullim rrugor, por Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e monitorimit.

Problematike situata paraqitet disi në rrugën Peshkopi – Kalaja e Dodës.

Ajo është e dëmtuar në disa segmente dhe ka shkarje të gurëve në rrugë. Nga qershori nuk është tenderuar mirëmbajtja dimërore. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT