Bes Kallaku paska qenë futbollist, madje edhe e kanë “kërcënuar”

Showbiz

Bes Kallakun e kemi parë në rolin e aktorit të humorit dhe atë të moderatorit, e nuk do të na kishte shkuar mendja kurrë se ai ka qënë edhe futbollist. Mbrëmjen e së hënës, aktori Bes Kallaku zbuloi përmes një fotoje në “Instagram” se kishte qenë futbollist i ekipit të Mamurrasit.

“Çfarë tifozerije kam pas atëherë kur luaja për Mamurrasin.” – shkruan Bes Kallaku.

Madje, aktori sqaron plot humor se në foto, është ai ‘kuq e zi me surrat përballë”. Nga ana tjetër, Besi nuk la pa shpjeguar edhe presionin që kishte përjetuar nga Presidenti i klubit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk dini diçka tjetër, që nga krahu i djathtë i fotos ishin varrezat edhe thoshte Presidenti i Klubit, Z. Ded Ndreca: ‘Po nuk fituat, atje e keni vendin’”. – komenton Bes Kallaku.

Tanimë, Bes Kallaku bën një profesion shumë larg atij të futbollistit, teksa shfaqet si aktor humori në “B.E Caffe” çdo të dielë në televizionin “Klan”.

ME TE LEXUARAT