BE “shuplakë” Rusisë, shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Kliko per me shume info

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka deklaruar se Rusia investon një buxhet prej 1,1 miliardë eurosh në vit për të “Fake News“.

Mësohet se Komisioni Europian ka nisur gjatë ditës së sotme një plan veprimi kundër dezinformimit në internet, gjashtë muaj para zgjedhjeve europiane, duke i bërë thirrje shteteve anëtare dhe aktorëve të internetit si Facebook që të mobilizohen përballë Rusisë.

Kliko per me shume info

Ekzekutivi europian njoftoi ngritjen e një sistemi alarmi të shpejtë mes institucioneve europiane dhe vendeve të BE-së për të ndarë të dhënat e tyre në kohë reale mbi fushata të mundshme dezinformimi, në kuadër të zgjedhjeve europiane që parashikohet në fund të majit 2019.

Kurse përfaqësuesëve të Facebook, Twitter dhe Google u është kërkuar të japin llogari për të treguar se çfarë masash kanë marrë deri më tani kundër fake news.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.