Arta Marku ‘e internoi’ në Pukë, prokurorja dështon fëmijën

Kliko per me shume info

Një prokurore ka dështuar fëmijën e saj, në muajin e tretë të shtatzënisë. Transferimi arbitrar nga Krimet e Rënda në rrethin e largët të Pukës i ka kushtuar shumë prokurores Sonila Muhametaj.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala.

Kliko per me shume info

E pyetur nga Opinion.al Lala tha se gjithçka nisi në muajin shtator ku pati një debat të ashpër mes drejtues së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe një grupi prokurorësh lidhur me dosjes Shullazi. Prokurorët asokohe nuk e pranuan shortin e Prelës dhe kësisoj Kryeprokurorja Arta Marku vendosi që ti “internojë” prokurorët që nuk iu bindën Prelës. Mes tyre ishte dhe Sonila Muhametaj që e transferuan në Pukë.

“Muhametaj nënë e dy fëmijëve ishte në pritje të fëmijës së tretë, por nuk mundi ta sjellë në jetë. Për shkak të presionit psikologjik, ajo dështoi fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë”, tha gazetarja Lala.

Ndërkohë, mësohet se prokurorja Sonila Muhametaj një muaj më parë ka bërë padi në Gjykatën Administrative dhe kërkon të shpallet i paligjshëm vendimi për transferimin e saj në Pukë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.