Arta Marku, si paraardhësit, ndërhyn në dosjet e vartësve

Aktualitet

Arta Marku prej 19 dhjetorit mban detyrën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, por që pavarësisht risive të Reformës në Drejtësi, numri 1 i akuzës vazhdon të ushtroje funksionet sipas modelit të vjetër.

Atë të kryeprokurorit të gjithëpushtetshëm që ndryshimet Kushtetuese i hodhën poshtë në 2016-ën për të sjellë një Prokuror të Përgjithshëm të pamundur për të ndërhyrë në pavarësinë e prokuroreve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas shkresës, Marku në kundërshtim me Kushtetutën ka prekur formulën e re të Prokurorisë së decentralizuar duke ndërhyrë në vendimmarrjen e një prokurori.

Edhe pse ligji në nenin 48 thotë se Prokurori i Përgjithshëm jep udhëzime jo të detyrueshme mbi çështje konkrete vetëm ndaj prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme, urdhri i kryeprokurores i adresohet në tejkalim te kompetencave prokurorëve të Shkallës së Parë.

Bëhet fjalë për një çështje të 2015 në të cilën dy fqinjë në fshatin Petrelë akuzojnë kundërshtarin se kishte korrur barin në token e tij. Pas dyshimeve për vetëgjyqësi, prokuroria vendosi mos fillim te hetimeve, por më shumë se 3 vjet më pas edhe pse kjo vepër është amnistuar gjatë amnistisë së 2015-s, kryeprokurorja ndërhyn në vendimin e mos fillimisht te çështjes me argumentin se nuk ishte kryer hetim i plotë.

Kryeprokurorja e përkohshme prej një viti dhe që me shumë gjasa pas ngritjes së KLP do të kandidojë për Prokuror të Përgjithshëm thotë se prokuroret nuk kane përcaktuar vlerën reale të dëmit, nuk kane përcaktuar vërtetësinë e dokumenteve të lëshuar nga njësia administrative Petrelë.

Për sa me sipër Arta Marku mendon se prokuroret duhet revokojnë dhe rishikojnë vendimin e mos fillimit të hetimeve, duke treguar se në fakt edhe pas reformës në drejtësi, qoftë edhe për çështje të parëndësishme organi i akuzës vazhdon të jetë i centralizuar.t/ch

ME TE LEXUARAT