Arrestohet shqiptari shumë i kërkuar në Selanik

Aktualitet

Arrestohet nga policia greke, një 57-vjeçar shqiptar  i konsideruar si një nga udhëheqësit ndërkombëtarë të trafikut të drogës në këtë vend.

Mësohet se, i arrestuari ka poseduar dhe qarkulluar sasi të mëdha kokaine, kryesisht në Selanik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e tij në zonën e Ambelokipit, u gjetën dhe konfiskuan më shumë se 1.3 kg kokainë, substanca tretëse të lëngshme, preparate farmaceutike, një shumë prej 2 mijë eurosh, telefona celularë dhe mjete të tjera. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT