Arrijnë mjetet e para, SHBA furnizon Ushtrinë e Kosovës

Kliko per me shume info

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara, në Kosovë. Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të themelohen me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës, raporton kallxo.com.

Në pritje të kësaj dite, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara. Ditë më parë ai ka vizituar automjete të blinduara të Ushtrisë amerikane në shtetin e Iowas, për të cilat flitet se do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kliko per me shume info

FSK-ja do të marrë edhe automjete te tjera “Humvee”, këtë herë dhuratë nga Amerika. Vlera e dhuratës mendohet se është rreth 10 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.