Alarm! Spitali i Çorovodës vetëm me tre mjek, dy prej tyre në pension

Aktualitet

Spitali i Çorovodës  është në alarm pasi mungojnë mjekët.

Lajmin e bën të ditur vetë drejtori i këtij spitalit, i cili deklaron se në shërbim të rreth 17 mijë e 400 banorë, vetëm në bashki, nëntë njësi administrative dhe 105 fshatra, janë vetëm tre mjek: një mjek patolog, një pediatër që ofron dhe shërbimet për sëmundjet e gjakut si dhe një mjek otorinolog.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me vetëm tre mjek, ku këta dy të fundit kanë dal prej vitesh në pension, por mbahen në punë ende, ky spital e ka të pamundur ti shërbejë qytetarëve.

“Problematike është situata në kushtet kur nuk kemi një mjek gjinekolog, ai na vjen vetëm me orë të pjesshme dy herë në javë”, shprehet drejtori i spitalit Astrit Dyrmishi.

Problematikën e mungesës së mjekëve drejtuesi e ka bërë në të gjitha instancat shtetërore dhe është në pritje që në janar këtu të nis procesi i patronazhimit. Nga ana tjetër me një kapacitet prej 38 shtretër ky spital ka dhe mungesë aparaturash, që për drejtorin janë po kaq shqetësuese, por që është i lidhur si problem sërish me mungesën e mjekëve.  /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT