Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 8-vjeçarin në rrugë

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në Elbasan, kur një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, E. G., 26 vjeç, banues në fshatin Fanjë, në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., 8 vjeç, banues në Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E. G., vjeç 26, banues në fshatin Fanjë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar të miturin E. D., vjeç 8, banues në Elbasan, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT