4 ditë protesta masive, Lindita Nikolla tregon nëse do të japë dorëheqjen

Kliko per me shume info

Pas shumë refuzimeve, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli sot më shesh por nuk ia doli të fliste me studentët.

Në një lidhje direkte për Ora News ministrja u shpre se dalja e saj nuk ka qenë provokim, siç u konsiderua nga studentët por “ka qenë vullnet dhe dëshirë dhe nënës Lindita Nikolla”.

Kliko per me shume info

“Pas kërkesave dhe parullave “Lindita Nikolla” dil në bulevard u nisa të komunikoj, qoftë dhe për të qëndruar me të. Studentët refuzojnë të komunikojnë.

Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar nga sot në ditën tjetër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres”

Ndërsa e pyetur më tej nëse ka menduar të japë dorëheqjen, ministrja u shpreh:

“Është gjëja më e kollajtë që ndodh me Lindita Nikollën dhe këdo, por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës,por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim”. /Lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.