23 janar digjen mandatet e PD, ja 8 deputetët që shpëtojnë

Kliko per me shume info

Nëse deputetët e Partisë Demokratike nuk shfaqen deri në 23 janar të 2019-s në Kuvend, pas kësaj date, ata humbasin mandatet.

Partia më e madhe në opozitë ka nisur bojkotin e Kuvendit që në datën 23 korrik të këtij viti.

Kliko per me shume info

Në seancën plenare të 23 korrikut, e cila ishte e fundit për sesionin e kaluar parlamentar, nuk figuron që të ketë marrë pjesë asnjë deputet i PD, duke shënuar kësisoj fillimin e bojkotit.

Sipas shqiptarja.com, jo të gjithë deputetët e opozitës humbasin mandatin në datën 23 janar 2019. Katër deputetë të Partisë Demokratike rezultojnë se kanë marrë pjesë në datën 3 shtator 2018 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend.

Ata janë kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Albana Vokshi.

Për shkak të pjesëmarrjes në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mandatet e tyre digjen në fillim të muajit shkurt, gjithnjë nëse nuk i japin fund bojkotit.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili. Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka shpëtuar mandatin e tij edhe për 6 muaji të tjerë, pasi është shfaqur në datën 27 nëntor 2018 në Komisionin për Politikën e Jashtme, në Kuvendin e Shqipërisë.

Mandatet i kanë shpëtuar edhe dy deputetë të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti, të cilës janë shfaqur gjithashtu në Komisionin për Politikën e Jashtme, në datën 27 nëntor.

Shkronja ‘a’ e pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend.

Sipas përllogaritjeve, ky afat plotësohet në datën 23 janar, gjithnjë nëse opozita nuk do t’i japë fund bojkotit.

Deputetët që shpëtojnë

Edi Paloka

Edmond Spaho

Fatmir Mediu

Albana Vokshi

Tritan Shehu

Edmond Haxhinasto

Edmond Panariti

Petrit Vasili

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.