Kapet shqiptari në Itali, zhvaste biznesmenët me mijëra euro

Kliko per me shume info

Policia italiane e qytetit te Genovas ka arrestuar një shqiptar dhe një bashkëpunëtor italian, të cilët kishin ngritur nëj skemë me të cilën shantazhonin dhe zhvatnin biznesmenët.
Shqiptari dhe italiani iu jepnin para borxh sipërmarrësve që ishin në vështirësi për shkak të krizës ekonomike.

Sipas mediave italiane personi në shënjestër të hetimeve ishte shqiptari Roland Gurabardhi, 24 vjeç, i dënuar më parë dhe i njohur në ambientet kriminale. Ai është arrestuar për veprën penale të zhvatjes në rrethana të rënduara në bashkëpunim.

Kliko per me shume info

Akuzat e formuluara në ngarkim të tij janë të rënda. Sipas policisë, shqiptari ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme dhe më pas ka përdorur dhunën në dëm dy tregtarëve në vështirësi në zonën e Sampierdarena me qëllim për t’u marrë paratë që iu kishte dhënë me fajde.

Presioni kishte qenë aq i madh sa që një prej viktimave të shqiptarit kishte inskenuar një zhdukje të tij për t’i shpëtuar dhunës.

Hetimet zbuluan dhe bashkëpunëtorin e shqiptarit. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Umberto Barletta, 29 vjeç, tregtar xhenovez, që kishte pasur rolin e ndërmjetësit për të marrë paratë viktimat dhe më pas për kthimin e parave.

Hetimet policore vazhdojnë me qëllim të zbulimit të përfshirjes së mundshme të personave të tjerë dhe mbi të gjitha për identifikimin e viktimave të tjera të mundshme në perëndim të Genovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.