Zhdukja e këngëtarit ‘Reni i Elbasanit’, pista e vrasjes? Ja cila është përgjigjja e morgut

Kliko per me shume info

Renato Hamza rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi i njohur si “Reni i Elbasanit”, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.

Kliko per me shume info

Dyshimet e para ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij, ndërsa nga fjalët që ishin përhapur në qytet nëna e tij Silvana dyshonte se e kishin vrarë.

Redaksia e “Pa gjurmë” ka kontatuar me morgun e qytetit të Elbasanit, të cilët kanë pohuar se në ambjentet e morgut nuk ndodhet asnjë kufomë që i përputhet tipareve të 21-vjeçarit.

Gjithashtu në redaksi kanë mbërritur edhe të dhënat e para për këngëtarin. Një dëshmitar shprehet se një person të ngjashëm me Renato Hamzën e ka parë në Sarandë në një lokal.

E kam parë në Sarandë. Punonte në një lokal por nuk e pyeta për emrin. Djali më tha se nuk fliste me familjen. Kam punët e mia tha.

Një dëshmitar
Këngëtari elbasanas i njohur për muzikën tallava, u zhduk pak ditë pas përfundimit të klipit me Shpat Kasapin. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media, ndërsa u prezantua kënga, 21- vjeçari i njohur si Reni nuk dihej ku ndodhet prej mbrëmjes së 29 qershorit.

Familjarët e tij bënë denoncimin në polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura. Ngjarja nis vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai. Por ajo ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se tani ka jetën e saj.

Për familjarët Reni ishte një djalë shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Por ditën e zhdukjes Reni nuk erdhi më në shtëpi, madje fiku edhe telefonin celular. Po atë ditë Reni është parë në një mjet ngjyrë qumështi me ish-të dashurën brenda, në rrethrrotullimin e 1 Majit. Policia nisi kërkimet, por dy miqtë e Renit që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje thanë se nuk e kishin parë.

Reni i Elbasanit është shumë i dëgjuar nga publiku. Ai ka publikuar disa këngë në bashkëpunim me këngëtarë e muzikantë të tjerë. Autoritetet shoqëruan edhe ish-të dashurën e këngëtarit, vajzën me iniciale D.D, e cila pati deklaruar në polici se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Renatos.

Sot Renato është 25 vjec, ndërsa nëna e Renit, Silvana kërkon e pikëlluar me lot në sy një përgjigje për të birin. Renato u zhduk më 29 qershor të 2014 një muaj para se të lindte vajza e tij, e cila sot është 4 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.