Zbardhet ekspertiza mbi ngjarjen në ish-Bllok: 4 të plagosur e 1 i vrarë në 60 sekonda

Kliko per me shume info

Është bërë publike ekspertiza mjeko-ligjore mbi ngjarjen në ish-Bllok më 4 tetor ku humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Në dosjen hetimore bëhet me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në vetëm 60 sekonda.

Kliko per me shume info

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se Ervis Martinaj, nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut.

“Në tamponat standartë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04.10.2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit”- thuhet në ekspertizën mjeko-ligjore . /lajmiifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.