Zbardhen shifrat, ja sa do paguhen oficerët e policisë gjyqësore

Kliko per me shume info

Paga mujore e oficerëve të policisë gjyqësore do të bëhet sa 50 deri në 70 për qind e pagës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë kaluar Vetingun. Paga mesatare e një prokurori apo gjyqtari, i cili ka kaluar me sukses sfidën e Vetingut, pas datës 1 janar 2019, do të jetë 300 mijë lekë ose 2 750 USD.

Paga e oficerëve të policisë gjyqësore do të rritet nga 150 mijë deri në 225 mijë lekë ose nga 1 370 USD deri në 2 060 USD. Ky është propozimi që Ministria e Financave i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të shqyrtimit të një projektligji të ri “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, shkruan shqiptarja.

Kliko per me shume info

Masa e shtesës përfundimtare e pagës së oficerëve të policisë gjyqësore, të cilët realizojnë pothuajse të gjithë procesin hetimor, do të përcaktohet nga komisionet parlamentare dhe në fund nga Parlamenti në seancë plenare. “Përgjigjet i kemi marrë nëpërmjet ekspertëve për faturën financiare që do ketë ligji për ta diskutuar në komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.