Ylli i Juventusit largohet nga Kombëtarja, probleme me Mancinin

Sport

Sulmuesi i Juventus Federico Bernardeschi është larguar nga skuadra e Italisë për shkak të një problemi në kofshë.

Trajneri i bardhezinjve Massimiliano Allegri ka pranuar se lojtari kishte luajtur me një dëmtim muskulor, që prej herës së fundit që ishte grumbulluar me Italinë, dhe nuk ka qenë në fushë në tre nga katër ndeshjeve të fundit të klubit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmuesi ishte thirrur nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe Amerikës, por sot është konfirmuar se ai do të rikthehet në Torino.

“Federico Bernardeschi është larguar nga qendra stërvitore në Converciano,” këtë e ka konfirmuar FIGC.

“Lojtari i Juventus do të mungojë për sfidat ndaj Portugalisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe do të rikthehet te klubi i tij për të marrë trajtimin e nevojshëm.”

ME TE LEXUARAT