Xhudisti nga Kosova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Kliko per me shume info

Xhuridisti Kosovar Akil Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në Gyor të Hungarisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka bërë të ditur se xhudisti Akil Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

Kliko per me shume info

“Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli. Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se triumfi i Gjakovës në Hungari është dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh.

“Ngadhnjimi i Akil Gjakovës në Europianin U23 në Gyor të Hungarisë është edhe një dëshmi se Kosova ka një brez të artë xhudistësh që po ia lartësojnë emrin kudo në botë. Krenar me ty Akil!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.

Xhudistët kosovarë për vitë kanë korrur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike është vetëm njëra nga shumë xhudistë tjerë që me suksesin e tyre në fushën e sportit, bënë që shtetin e Kosovës ta njohë bota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.