Vrau me thikë të riun, kapet në Francë adoleshenti shqiptar

Kliko per me shume info

Policia francezs ka vënë në pranga një adoleshent shqiptar, nën akuzën e vrasjes.

16-vjeçari akuzohet se është autori i vrasjes së një të riu afrikan, rreth një muaj më parë, në 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Kliko per me shume info

Mediat franceze raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur dihet, u arrestua në Gjermani mbrëmjen e së martës. “La Montagne” bën me dije se katër të rinj ishin përfshirë në një sherr, që solli vdekjen e njërit prej tyre.

Vrasja
Ndërkohë, sipas hetimeve të prokurorisë franceze rezulton se shqiptari ka goditur 21-vjeçarin afrikan me thikë, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Fill pas ngjarjes adoleshenti shqiptar është larguar nga vendi i krimit dhe kur ka marrë vesh që i riu ka ndërruar jetë, ai është arratisur. Ndërkohë, pas një urdhër-arresti europian, ai u kap në Gjermani. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në 60 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.