Eliminimi i Kacifas, avokati: Trupi i kthehet nesër familjes

Kliko per me shume info

Avokati i familjes së 35-vjeçari Konstantinos Kacifas që u vra gjatë sulmit mbi policinë shqiptare ka folur për mediat greke. Ai ka deklaruar se trupi i Kacifas do t’i kthehet familjes ditën e martë.

Sipas tij autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes. Avokati Efthimios Navridis tha për ANT1 se hetimet nga pala shqiptare kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi më 28 tetor në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku po mbaheshin festime për nder të ditës së Greqisë.

Kliko per me shume info

35-vjeçari Kacifas, pjesëtar i minoritetit grek qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ai u qëllua për vdekje gjatë kundërpërgjigjes së forcave speciale.

Vdekja e Kacifas shkaktoi tensione mes Greqisë dhe Shqipërisë. Autoritetet greke kanë kërkuar madje pjesëmarrje në hetime për të zbardhur si ndodhi ngjarja. Të enjten një grup nga policia greke mbërriti në Tiranë ku zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.