Debati në lokal për pronën,si u qëllua për vdekje kryetari i fshatit

Kliko per me shume info

Viktima e ngjarjes se ndodhur diten e sotme ne Selenice, Fatmir Hodo, 64 vjeç kryetari i njësisë administrative Kote në bashkinë e Selenicës në Vlorë u qëllua për vdekje mesditën e sotme në lokalin e fshatit. Autori i ngjarjes, Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice u arrestuar vetëm disa minuta pas ngjarjes.

Fillimisht mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat brenda në lokal, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie. Më pas 43 vjeçari është ngritur nga tavolina, ka marrë çiften dhe ka qëlluar ndaj Hodos, duke e lënë të vdekur në vend. Kështu janë shprehur dëshmitarët në vendin e ngjarjes, ndërsa marrja në pyetje e autorit apo familjarëve mund të hedhë më shumë dritë mbi motivet e ngjarjes.

Kliko per me shume info

Hodo, 64 vjeç ishte zgjedhur si kryetar i fshatit Kote në vitin 2015 si përfaqësues i PD.

Njoftimi i policisë:
Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe e ka arrestuar atë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.