Victoria’s Secret drejt falimentimit? Ja çfarë po ndodh brenda firmës së të brendshmeve

Showbiz

CEO e firmës së famshme, Jan Singer ka dhënë dorëheqjen dhe dyshimet se firma e të brendshme po shkon drejt falimentimit u shtuan menjëherë.

Në një kohë që duhej të ishte pika kulmore e arritjeve të saj pas shfaqjes vjetore të modës, Victoria’s Secret po përfshihet në shumë polemika. Thuhet se raportet e shitjeve kanë qënë të dobëta dhe kjo është janë arsyeja pse Singer po largohet nga posti që mbante prej dy vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër thuhet se aksionet ranë me 38 për qind këtë vit pasi u shtua konkurenca me të brendshmet e firmës së Rihanna-s, Savage x Fenty.

Megjithatë sipas sugjerimeve dorëheqja e Singer mund të ketë të bëjë edhe me komentet negative që vërshuan së fundmi ndaj markës së famshme. Victoria’s Secret është e njohur si marka e bukurisë me standarte fikse dhe për këtë u ndodh në mes të një debati ndërkombëtar.

E gjitha filloi pasi, shefi i marketingut të kompanisë, Ed Razek, tha për “Vogue” duke iu referuar tregut të masave plus-size, që ata tregtonin vetëm mall vetëm për një kategori të caktuar, jo për të gjithë botën.

Gjithashtu ai tha se në shfaqjen e tyre nuk mund të kishte transgjinore sepse shfaqja ishte një fantazi. Pas kësaj një grup i famshëm, modelesh dhe transgjinoresh u shprehën të zhgënjyer nga marka e njohur.

Gjithsesi të hënën do të publikohen fitimet e tremujorit të fundit dhe sipas spekulimeve do të zbulohet edhe zëvendësuesi i Singer.

ME TE LEXUARAT