Vasili: Ky Kryeminister ka lidhje me kushtetutën aq sa një gropë septike me një sallë operacioni

Aktualitet

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po keqpërdor Kushtetutën.

‘Apo e konsideron kushtetuten PPP ( koncesionin) e radhës që e gris,e shqyen dhe e bën si të dojë vetë.

Apo do bëjë po vetë edhe Gjykatën Kushtetuese?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten?”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI në një shenim në rrjetet sociale.

Ja postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Kryeministri, qe e di kushtetuten PPP(koncesion).

Kryeministri foli dje ne parlament ne emer te kushtetutes, kuptohet aq sa ja pret atij si shkellepak, per keto pune.

I dha medemek kohe presidentit qe te reflektonte?!

Po ku e gjeti kete kohe kushtetuese ky derdimen qe e jep dhe e merr?!

Apo e konsideron kushtetuten PPP ( koncesionin) e radhes qe e gris,e shqyen dhe e ben si te doje vete.

Apo do beje po vete edhe Gjykaten Kushtetuese?

Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten?

Po pse e harroi ky kushtetuten,kur i beri thirrje policise te hidhte uniformen e te bente vota per te,apo kur bente prokurorin paralel per audiopergjimin e Agron Xhafes??

Ky po flet gjoja edhe ne emer te votave qe gjoja paska fituar.

Po cilave vota ?

Atyre qe keshilli i Europes deklaroi se mbi 20% ishin blere.Apo te atyre votave qe i ka grabitur me kriminele, qe kane dale sheshit nga pergjimet e prokurorise.

Ky kryeminister ka lidhje me kushtetuten aq sa nje grope septike me nje salle operacioni.

ME TE LEXUARAT