Unaza e Madhe/ ARRSH kërkon prishjen e banesës së Nexhmije Hoxhës

Aktualitet

Ndërtimi i Unazës së madhe prek edhe banesat e nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit Enver Hoxha dhe atë të Rustem Peçit.

Sipas Report TV, lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes Idajet Beqiri, i cili konfirmoi se përfaqësues të qeverisë kanë shkuar tek banesa e Nexhmije Hoxhës dhe e kanë vënë në dijeni se një pjesë e godinës 2- katëshe ku ajo jeton do të prishet në kuadër të projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Beqirit, të vesë së diktatorit Enver Hoxha nuk i kanë paraqitur asnjë document, por vetëm një komunikim me gojë se godina do prishet.

Idejet Beqiri u shpreh se në katin e parë godinës 2-katëshe jeton familja e Rustem Peçit, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Zoti Beqiri argumentoi se nëse prishet një pjesë e godinës ajo rrezikon të shembet e gjitha.

ME TE LEXUARAT