U shpall non-grata nga shteti shqiptar, reagon eurodeputetja Theocharous: Është titull nderi për mua

Kliko per me shume info

Pas vendimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare për të propozuar tek ministria e Brendshme, shpalljen person non-grata për eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous, ka ardhur reagimi edhe nga kjo e fundit.

Mediat greke raportojnë se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi. Ajo ka thënë: Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri.

Kliko per me shume info

Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”. ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.

Gjithashtu ajo ka thënë se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë. /Gsh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.