Trafiku i lëndëve narkotike, Kryeprokurori zbulon lidhjet e trafikantëve shqiptar me mafian italiane

Aktualitet

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho ditën e sotme ka thënë se trafikantët shqiptarë kanë lidhje me mafian kalabreze Ndrangheta dhe kokaina e nisur nga Shqipëria përfundon në duart e kësaj organizate kriminale.

De Raho gjatë një koference me strukturat e ka theksuar fuqinë ekonomike të mafies italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjinoheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufishme që ndikojnë në ekonominë reale” ka deklaruar sot Kryeprokurori i Antimafias e

Antiterrorizmit italian Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencës vjetore “Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit”- ka deklaruar Kryeprokurori i Antimafias Italiane.

Sipas tij organizata mafioze Ndrangheta i ka shtrirë duart dhe në veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre.

“Tregu i drogës, tha ai, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin. Gjendemi përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mëndjen e tyre të rafinuar”, – ka thënë ndër të tjera gjatë fjalës së tij Federico Calfiero De Raho.

ME TE LEXUARAT