Sjellja jokorrekte e tifozëve, gjobiten Partizani, Tirana, Kukësi e Skenderbeu

Sport

partizani-tirana2015Sjellja jokorrekte e tifozëve, vijon të rëndojë në financat e skuadrave të superiores, që detyrohen të paguajnë gjoba të majme për hedhje te sendeve forta në fushë apo të mjeteve pirotenike nga fansat e tyre. Madje në dy raste, është dhënë vendimi për mbylljen e dyerve të stadiumit për tifozët. Kështu Kukësi, për sjellje të gabuar të tifozëve dhe hedhje të mjeteve ndezëse në mënyrë të përsëritur dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në “Zeqir Ymeri”. Të njëjtën masë ndëshkimore Disiplinori vendosi edhe për Bylisin, që në ndeshjen pasardhëse në Adush Muca nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve vendas.

Partizani për hedhjen e mjeteve piroteknike dhe Tirana e Skënderbeu për sjellje të gabuar të tifozërisë gjobiten respektivisht nga 50 mijë lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër vendimet e shumta të marra për skuadrat e kategorive më të ulëta bie në sy përjashtimi për një vit nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FSHF i futbollistit të Butrintit Dorti, për goditje me grusht të zyrtarit të ndeshjes.ssport

ME TE LEXUARAT