“Tërë Kadrinjtë tanë një feçkë kanë”, Rama replikë me komentuesin

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama vijon të komunikojë me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu kthyer përgjigje komentuesve në faqen e tij zyrtare.

Sot në rubrikën “Përgjigja ime” Rama ka replikuar me komentuesin me emrin Kadri Veseli, i cili etiketon një tjetër komentuese që kishte komentuar në favor të qeverisë si “Trushpëlarë të Rilindjes”.

Kliko per me shume info

Në komentin të cilit i kthen përgjigje shefi i qeverisë, komentuesi ka listuar disa problematika që shqetësojnë shqiptarët.

“E dashur Domenika, Kadriu nuk është Kadriu, por një gojështhurur i paepur, që fshihet pas emrit Kadri. Ai mund të jetë Fahri, Artur, Qimi, Nikollë,Ylli, por Kadri jo. Kadri është thjesht pseudonimin i tij. Mund të jetë fare mirë edhe Lulzim apo një lule tjetër çfarëdo e ferrës sonë të madhe e katundit tonë politik.

Shkurt muhabeti është kush është në certifikate, një Kadri apo Kadrinjtë tanë, që të quan ty tru shpëlarë të Rilindjes. Ti more zoti Kadri tregon për së largu se çfarë je. Tërë Kadrinjtë tanë një feçkë kanë. Të lirë janë edhe kafshët e pyllit zoti Kadri, por kjo nuk e bën lirinë e tyre një garanci për njëra tjetra”, shprehet Rama.

Komentuesi mes tjerash shkruan se komentuesja me emrin Donika bën pjesë në një organizatë kriminale, ndërsa shefi i qeverisë nuk ngurron të thumbojë atë, por as kreun e PD-së, Lulzim Bashën, të cilin e quan si kryeKadriu

“ Ky Kadriu të thotë ty e dashur Domenika, se je pjesë e një organizate kriminale, fiks njësoj se Kadrinjtë mediatikë me radhë, deri të kryekadriu Lulzim, u thonë përfaqësuesve të PS, me mua në krye, që jam gjahu i preferuar, dil shih shkollat e spitalet ku janë katandisur, shkruan Kadriu, pastaj i quan dele të gjithë ata që nuk janë Kadri si ai, që e dinë se çdo plagë është e vjetër por sot po kurohet.

Më e bukura e kësaj lufte me Kadriun me njeriun, është se po të jetë për këtë specie, ne rrojmë një mijë vjet sepse Kadriut i beson vetëm Kadriu dhe këtij populli dele, siç Kadriu e quan me përçmim, s’ka Kadri që e shet Kadriun si njeri”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.