Sulmon veten me armë gjahu, 13-vjeçari në Kamëz

Aktualitet

Një fëmijë 13-vjeçar, ka vrarë veten me armën e gjahut të babait të tij, Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Laknas, Kamëz.

Policia saktëson se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak

Në lagjen "Laknas" në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E. D., 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT