Studimi: Dashuria e nënës i bën fëmijët të rriten të shëndetshëm mendërisht

Soft

Fëmijët që janë rritur me nëna të dashura janë më të shëndetshme në jetën e mëvonshme, sugjeron një studim i fundit.

Të rriturit që i kujtojnë nënat e tyre si shumë të dashura, kanë më shumë gjasa të kenë një jetë pa sëmundje dhe rezultojnë të jenë më pak të rrezikuar nga depresioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas studimit, rritja në një shtëpi të dashur mendohet të zvogëlojë stresin dhe të inkurajojë një person të rritur që të jetojë një jetë më të mirë, pa konflikte dhe strese.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit analizuan të dhënat nga Studimi Kombëtar i Zhvillimit të Moshës së Mesme në Shtetet e Bashkuara dhe Studimi i Shëndetit dhe Pensionit.

Kombinuar, këto studime përfshinin më shumë se 22,000 njerëz.

Studimi i parë ndoqi të rriturit në mesin e të dyzetave për 18 vjet, ndërsa i dyti ndoqi ata të moshës 50 vjeç e lart për gjashtë vjet.

Në të dyja eksperimentet, pjesëmarrësit u pyetën se sa i kuptonin prindërit e tyre problemet që ata kishin si fëmijë, si dhe sa dashuri u dhanë dhe sa u përpoqën t’u mësonin atyre për botën.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që mbanin mend të kishin marrë doza të larta të dashurisë nga nënat e tyre ishin më të shëndetshëm dhe kishin më pak gjasa të binin në depresion.

Rezultonte gjithashtu se edhe baballarët përkrahës dhe të dashur ulnin rrezikun e depresionit tek fëmijët e tyre në të ardhmen.

Hulumtimi u botua në revistën Psikologjia Shëndetësore.

ME TE LEXUARAT