Sot funerali i ekstremistit Kostandinos Kaçifas, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë në Bularat

Kliko per me shume info

Familja e Kostandinos Kaçifas do të bëjë tërheqjen e trupit të djalit të tyre nga morgu, kërkesë kjo që u pranua ditën e djeshme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Efthimios Navridis, avokatit të viktimës, do t’i dorëzohet edhe një kopje e dokumentit të raportit mjeko-ligjor, që më pas do t’i kalohet familjarëve.

Kliko per me shume info

Familjarët e 35-vjeçarit akuzuan policinë se e kishin plagosur dhe më pas e kishin vrarë, por Navridis konfirmoi se Kaçifas ishte vrarë në distanca të largëta.

Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, mbi 2 mijë qytetarë grekë të Vorio-Epirit pritet të shkojnë në Bularat, në funeralin e Kaçifas. Mendohet se të pranishmit do të ngrihen në protestë. Situata në minoritetin grek është acaruar dhe ekziston rreziku që marrëdhëniet greko-shqiptare të kthehen 10 vite pas me këtë ndodhi.

Do të ketë prani të shtuar të efektivëve të policisë për të shmangur çdo incident të mundshëm nga përplasja apo nxitja për ndonjë protestë nga ana e grupeve ekstremiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.