'Sot do të festonim bashkë', Eraldo fjalë rrënqethëse në 32-vjetorin e lindjes së Adelës

Aktualitet

Në tetor të vitit të kaluar, gazetarja Adelajda Xhamani u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një infarkti kongjestiv në zemër. Humbja e saj tronditi mbarë populin shqiptar dhe jo rrallëherë miqtë e ngushtë e kanë kujtuar me dedikime prekëse.

Sot, Adelajda do të mbushte 32-vjeç dhe shoku i saj më i mirë, Eraldo Rexho, nuk ka harruar as sot të shkruajë i pari për të. Në një postim në Instastory, ai ka rrënqethur ndjekësit me fjalët për gazetaren e ndjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor, tek arTurbina. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë!”- ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT