Shumë orë para ekraneve janë baras më një duzinë tumoresh për fëmijët tuaj

Kliko per me shume info

Shumë kohë e shpenzuar përpara ekraneve po i bën fëmijët tuaj më të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të tumoreve.

Një përmbledhje e 80 studimeve mbi më shumë se 200,000 njerëz ka renditur smartfonët dhe tabletat së bashku me pijet me sheqer si një nga rreziqet më të mëdha për obezitetin fëmijëror.

Kliko per me shume info

Mbipesha mund të çojë në një duzinë të llojeve të kancerit duke përfshirë atë të gjoksit, zorrës së trashë, veshkave, mëlçisë, të vezoreve, pankreasit dhe prostatës.

Veç rrezikut për të vdekur në një moshë të re, shumë kohë para pajisjeve teknologjike mund t’u dëmtojë fëmijëve shikimin.

Kërkuesit thonë se gjetjet janë një shqetësim i rëndësishëm dhe kërkojnë më shumë kontroll mbi reklamat e ushqimit të shpejtë.

Kërkimet e bëra nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit shqyrtuan shkaqet e shtimit të peshës në fëmijët në mbarë botën.

Studimet e realizuara në të kaluarën kanë sugjeruar se fëmijët shpenzojnë, mesatarisht, tetë orë në ditë duke përdorur pajisje të ndryshme teknologjike.

Profesor Chris Hammond u shpreh për The Telegraph

Unë mendoj se ky është një shqetësim i rëndësishëm. Ne besojmë se fëmijëve të vegjël që qëndrojnë brenda dhe shpenzojnë orë të tëra në ekrane po u dëmtohet shikimi, për të mos përmendur mbipeshën…Përdorimi dhe keqpërdorimi i pajisjeve të zgjuara, veçanërisht në popullsinë tonë pediatrike, duhet të monitorohen nga afër për të adresuar fenomenin e lindur të miopisë digjitale”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.